ZBARDHEN NEGOCIATAT/ Kushner dhe Witkoff zbulojnë prapaskenat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit: Trump e ndjeu se po dilnin jashtë kontrollit…

Në një intervistë ekskluzive për rrjetin amerikan CBS, Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff kanë zbuluar detaje të panjohura mbi prapaskenat dhe tensionet që çuan në arritjen e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas tyre, një bombardim izraelit që rrezikoi të dështonte plotësisht marrëveshjen, e shtyu presidentin Trump të ndërhynte fuqishëm për të shmangur përshkallëzimin.

“Trump ndjeu se izraelitët po dilnin disi jashtë kontrollit,” tha Kushner gjatë intervistës.

“Në atë moment duhej të ishim shumë të rreptë dhe t’i ndalonim ata (izraelitët) nga veprime që, sipas mendimit të presidentit, nuk ishin në interesin e tyre afatgjatë,” shtoi ai.

Intervista e plotë do të transmetohet të dielën në mbrëmje në CBS.