VIDEO-LAJM/ La qelinë për herë të parë nga 10 shkurti – Veliaj hyn me pranga dhe i buzëqeshur në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Ai u shfaq i qeshur, ndërsa në një moment të shkurtër iu drejtua edhe gazetarëve prezentë para godinës së gjykatës.