Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë. Deputeti Sali Berisha kundërshtoi, duke thënë se vetë deputetët duhet të bëjnë pyetjet dhe jo drejtuesit e institucioneve. Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës për sjellje të papërshtatshme dhe iu referua drejtpërdrejt ministrit Ulsi Manja, duke thënë se nuk do të pyeste për “kostumet që solli Altin Hajri, për çantën ‘Louis Vuitton’ apo edhe për 500 mijë eurot”.
“Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis që bëhet mes mëkatarëve sesi ti mbuloni. Unë e kuptoj që Ulusiu nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton”, për 500 mijë eurot. Ky tjetri nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelen, nuk do që ta pyes për dëshminë e Eriona Daupajt. Ky është një kompromis mbi krimin. Ju bëni një gabim historik nëse i hiqeni deputetëve të drejtën për të pyetur”, tha Berisha.









