Çmimi i lartë nuk i ka stepur tifozët shqiptarë që të aplikojnë për të blerë bileta për ndeshjen me Anglinë. Sipas informacioneve deri më tani janë mbi 100 mijë aplikime për bileta, ku çmimet e tyre variojnë nga 2500 lekë deri në 50.000 lekë të rinj.
Aktualisht krahasuar me kapacitetin e stadiumit “Air Albania” kërkesa është 5-fish më e madhe, duke vështirësuar edhe më tepër procesin për përzgjedhjen e fituesve. Pjesa më e madhe e aplikantëve raportohet të jetë nga diaspora, ndërsa paralelisht ka nisur dhe shitja e biletave në tregun e zi.
Në faqe të ndryshme publikohen oferta për shitjen e biletave edhe pse deri më tani procesi nuk ka nisur, pasi vijon me fazën e aplikimit. Një kërkesë e tillë kaq e lartë krahasot me atë në ndeshjen me Serbinë në Tiranë apo fazën kualifikuese drejt Evropianit 1 vit më parë.









