Është publikuar një audio-regjistrim në të cilin është i përfshirë analisti Fatmir Sheholli, i arrestuar në Kosovë nën dyshimet për spiunazh.
Në incizim audio i publikuar nga RTK dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona, një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.
Në një moment, Sheholli dëgjohet të thotë: “Miku im i madh është Radoiçiç”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.
Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.









