Policia Kufitare në Kakavijë, këtë të enjte, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, ka sekuestruar një shumë parash të padeklaruara.
Në vijim të veprimeve procedurale nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kryen kontroll në çantën e tij dhe u gjetën 53 500 euro të pa deklaruara në konform ligjor.
A.XH, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”
Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









