Ilir Rusmali, këshilltar i Presidencës, ka mbajtur fjalën në seancën e Erion Veliajt. Përpara trupës gjykuese ai theksoi se Kushtetuesja nuk mundet të marrë një vendim për shkarkim pasi qëndron jashtë kompetencave të Kushtetueses.
“Si përfaqësues të Presidentit të Republikës, pretendimi ynë është që dekreti i presidentit të Republikës, ka qenë kushtetues më datë 1 tetor të këtij viti ku presidenti nxori dekretin për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Tiranë dhe ngelet i tillë edhe sot për shkak se ka qenë kushtetues atje në atë datë.
Sa i përket vendimit tuaj në raport me kërkesën tone, për ne është me rendsi që ju nuk thatë se dekreti nuk është administrativ, nuk ia ndërruat natyrën dekretit. Shohim disa probleme të vogla që mund t’iu shqetësojnë dhe ju.
Është normale që shumicën e çështjeve që vihen përpara Gjykatës Kushtetuese të gjendet një lidhje me aktet zbatuese. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve, ju mund të ndodheni para situatës ku ju të jepni ose hiqni leje legalizimi, leje ndërtimi, autorizimet për të pastrehët apo akte të tjera administrative. Kjo është e rrezikshme pë Gjykatën Kushtetuese sepse e nxjerr atë jashtë funksionit të vet kushtetues.
Në fund të ditës do detyroheni të merrni një vendim me këtë akt adminsitrativ në raport me dekretin. Do përballeni me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti adminsitrativ kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë. Kushtetuta ka autorizuar Gjykatën Kushtetuese që të marrë dhe shqyrtojë vetëm dy akte administrative, njëra është për aktin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe për aktin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore në rastet kur kryhen shkelje të rënda të ligjit. Këtë ka autorizuar Kushtetuta.
Pse nuk ka një kompetencë të posaçme që përcakton eksluzivitetin e Gjykatës Kushtetuese për të marrë në shqyrtim dhe për të gjykuar në themel lidhur me dekretet e Presidentit të Republikës?
Nëse nuk është kjo gjë do të thotë që kompetencën nuk e kemi”, tha Ilir Rusmali, këshilltar i Presidencës
Ilir Rusmaili: Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot, për shkak se Kushtetuta dhe jurisprudenca e GJK që janë ende në fuqi sot e kësaj ditë e bënin dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me cështjen në themel. Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të GJK. Ju e shihni të lidhur, ne nuk kontestojmë asgjë, por shohim disa probleme të vogla. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët. Kjo është e rrezikshme për GJK sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e nja akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë.









