REPLIKIMI NE DISTANCE/ Arben Ahmetaj bëhet i gjallë për t’ju kundërpërgjigjur Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Kreut të SPAK Altin Dumani, pasi ky i fundit kur u pyet për inceneratorin në Kuvend tha se Ahmetaj mundë të bashkëpunojë me drejtësinë. Në një lidhje Live me “Çim Pekën”, Ahmetaj theksoi se nuk ka si të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi nuk ka kryer asnjë krim.

“Deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti”/ Dumani në Kuvend: Ahmetaj i mirëpritur nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

“Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Dmth nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo ështe e para dhe më e rëndësishmja,” tha Ahmetaj.