REFUZIMI/ Mazhoranca e Edi Ramës në Kuvendi kundër transparencës për abuzimet me fondet e IPARD – rrëzohet kërkesa për hetim parlamentar

Me 72 vota kundër, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni parlamentar mbi gjetjet e OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) për keqpërdorimin e fondeve IPARD nga administrata shqiptare.

Partia Demokratike kërkonte transparencë dhe hetim parlamentar mbi raportin e OLAF, i cili ngre dyshime serioze për abuzime me fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për zhvillimin rural.

Por shumica socialiste, me votat e saj, refuzoi çdo mundësi për debat institucional mbi këtë çështje.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, paralajmëroi se, nëse Kuvendi nuk pranon mocionin, brenda një jave do të depozitohet kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e BE-së.

Sipas tij, refuzimi i mocionit është një tjetër provë se mazhoranca po mbron korrupsionin dhe po pengon zbardhjen e së vërtetës.