REAGIMI/ Putin kritikon Nobelin që nuk i dha Çmimin për Paqen Presidentit të SHBA – Trump e falënderon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar Komitetin që diskutoi Çmimin Nobel për Paqen, pasi ky çmim nuk iu dha Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Përmes një reagimi për mediat, Putin ka thënë se ky çmim e ka humbur besueshmërinë, pasi sipas tij, i është dhënë njerëzve që nuk kanë bërë asgjë për botën.

Kush janë 48 pengjet që ende mbahen në Gaza?

“Ky çmim ka humbur besueshmërinë. Komiteti diskutoi çmimin për njerëz që nuk kanë bërë asgjë për botën”, tha mes të tjerash Putin.

“Ai zgjidh probleme komplekse, kriza që zgjasin me dekada”, tha më tej Presidenti Putin, duke iu referuar Presidentit Trump.

Nga ana tjetër Trump e ka falënderuar Presidentin Putin për deklaratat e tij.

“Faleminderit Presidentit Putin!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.