Miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.
Sot në seancën parlamentare është miratuar ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.
Mazhoranca dhe opozita kanë arritur konsensusin për miratimin e ngritjes së dy komisioneve.
Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore u miratua me 113 vota, ndërsa ajo për Territorialen me 115 vota.
Votimi u shoqerua me debate, ku kreu i ‘Mundësia’, Agron Shehaj kërkoi fjalën. Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi i bëri me dije Shehajt se do të merrte fjalën pas votimit të prezencës.
Ndërkohë, Shehaj nisi të fliste nga vendi pa mikrofon, i irrituar.
Pas kesaj, Agron Shehaj ka shpërthyer me tona të ashpra ndaj maxhorancës dhe opozitës.
Shehaj theksoi se maxhoranca dhe opozita, kanë rënë dakord për reformën zgjedhore me synimin për të shuar partitë e reja.
“Komisioni për reformën zgjedhore ka një qëllim të vetëm të vrasë partitë e reja. Të vrasë alternativat në këtë vend. Të vrasë demokracinë. Unë nuk e kuptoj se si maxhoranca dhe opozita bëhen bashkë.
AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara
Dhe papritur ngrenë një komisioni pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur së bashku, do vijoni të vidhni. Dhe ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm. Vijoni bini dakrd për të vjedhur bashkë.”, tha Shehaj.









