REAGIMI/ “Ajo është gruaja më e bukur në botë!”- Callum Turner flet për marrëdhënien me Dua Lipën, aktori zbulon sekretin e lidhjes së tyre

Aktori Callum Turner ka folur hapur për të fejuarën  e tij, këngëtaren shqiptare Dua Lipa, duke e përshkruar yllin e popit si “gruaja më e bukur në botë”.

Aktori 35-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare filluan lidhjen e tyre në janar 2024 dhe konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti.

Në një intervistë për “The Times Style”, Turner tregoi takimin e tyre të parë dhe “rregullin” që ata përdorin për të ruajtur marrëdhënien, edhe me axhendat e ngjeshura dhe distancën.

Callum Turner dua lipa (7)

Ai kujtoi se lidhja e tyre filloi gjatë një takim rastësor për ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku dyshja u ul pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se ishin duke lexuar të njëjtin roman, “Trust” e Hernan Diaz, duke krijuar menjëherë një lidhje të veçantë mes tyre.

Callum tha se momentet e vogla dhe të mëdha janë ato që bëjnë dashurinë e tyre të veçantë: “Mendoj se dashuria e vërtetë qëndron te këto momente dhe vazhdimësia e saj. Nuk mund të jetë vetëm një gjë e madhe dhe gjithëpërfshirëse. Janë të gjitha gjërat e vogla dhe të mëdha së bashku, është një bashkim”.

Callum Turner dua lipa (13)

Ai zbuloi edhe sekretin për të bërë lidhjen të funksionojë edhe kur ata janë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve të shumta.

“Epo, FaceTime është një gjë e mrekullueshme. Dhe rregulli tjetër është se nuk ia vlen kurrë, ky është slogani ynë. Nëse mund të shkosh për dy ditë, thjesht shko. Dhe nëse je i lodhur, nuk ka rëndësi, sepse do të kalosh kohë të këndshme dhe do të kesh një kujtim të bukur”, tha ai.

Callum Turner dua lipa (10)

Dua Lipa ka konfirmuar fejesën për “British Vogue”, duke e përshkruar vendimin si një ndjenjë të veçantë dhe emocionuese për të ndarë jetën me partnerin e saj.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar US”, ajo rrëfeu se ishte “dashuruar marrëzisht” me Callum dhe e konsideron përvojën e lidhjes së tyre si frymëzuese.

Callum Turner dua lipa (14)

Përveç lidhjes së tyre, çifti po planifikon një të ardhme së bashku, duke kërkuar një strehë private me vlerë midis 3 dhe 9 milionë paund (3–10 milionë euro) në vende si Marbella ose Andalucia, për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë larg mediave dhe rrëmujës.

Callum Turner dua lipa (8)
Callum Turner dua lipa (4)
Callum Turner dua lipa (5)
Callum Turner dua lipa (1)
Callum Turner dua lipa (3)