Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Komisionin e Ligjeve ku u shpreh se janë sekuestruar 65.5 milionë euro gjatë vitit 2024.
“Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim.
Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal.
Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta,” tha Altin Dumani.
Gjatë raportimit të raportit vjetor të SPAK tek Komisioni i Ligjeve, Altin Dumani u shpreh se 10 zyrtarë janë dënuar dhe 854 procedime penale janë regjistruar.
“Krahasuar me vitin 2023, numri i çështjeve në hetim për trafik droge është rritur në masën 3.3 përqind.
Kjo ka sjellë numrin e bashkëpunimit me Eurojust.
Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13 përqind te hetimeve.
Janë proceduar 33 zyrtarë të artë, 10 të dënuar me vendim të formës së prerë.
Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja.
Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara.
45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve”, tha Dumani.









