RAPORTIMI/ “10 të dënuar për korrupsion dhe pastrim parash” – Altin Dumani nxjerr zbuluar zyrtarët e lartë: Rreth 70% e çështjeve të SPAK në hetim 

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimin të veprimtarisë vjetore të institucionit që drejton, tha se gjatë vitit 2024, dhjetë zyrtarë të lartë publikë janë dënuar me vendime të gjykatave të formës së prerë.

Altin Dumani u shpreh se sipas shifrave korrupsioni ka treguar një tendencë në rritje ndërsa problematike mbetet pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera.

Kreu i SPAK, theksoi se korrupsioni i personave që që ushtrojnë funksione publike ruan tendencë të lartë të qëndrueshme duke dëshmaur përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. 

Sa i përket korrupsionit, të dhënat gjatë 2024 tregojnë tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. 67.4 për qind e çështjeve vijojnë të mbeten pjesë e hetimit. Në 2024, 10 funksionarë të lartë publikë janë dënuar me vendime të gjykatave të formës së prerë.

Sa i takon nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushën e korrupsionit tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimi në disa kategori krimesh. Veprat me rrezikshmëri më të lartë janë pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shkelje e barazisë në tendera.

Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike ruan tendencë të lartë të qëndrueshme duke dëshmuarpërhapje të praktikave korruptive në administratën publike. Rol kyç në veprimtarinë e SPAK, ka pasur bashkëpunimi ndërkombëtar, përmend këtu krijimin e 10 skuadrave të përbashkëta hetimore, me Spanjën, Ekuadorin, Kosovën, Gjermaninë, etj.”-tha Dumani ndër të tjera.