Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili u gjet pa shenja mbrëmjen e së enjtes (2 Tetor).
Autori i dyshuar mësohet se është arrestuar nga uniformat blu disa orë pas krimit.
Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme.
Hajdar Ismailgeci mësohet se është goditur 1 herë me thikë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen.









