Redi Llanaj, avokat në Vlorë, është arrestuar sot nga Policia pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në qytet.
Sipas burimeve zyrtare, Llanaj ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës sigurie, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e gjykatës dhe është konstatuar në flagrancë nga forcat e rendit.
Menjëherë, sapo ndodhi ngjarja policia shoqëroi në komisariat avokati Llanaj dhe punonjësin e sigurisë të dhunuar.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, teksa ndaj avokatit do të ndiqet procedura ligjore përkatëse.









