PAZAR APO BRAKTISJE?/ Ish-kryetarja e Partisë së Sali Berishës në Sarandë i bashkohet PS-së – Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë Manjola Nikollo, i është bashkuar Partisë Socialiste pasi u largua nga demokratët.

Manjola Nikollo dha dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës më 11 maj.

Nikollo mësohet se është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar ditën e djeshme.

Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se edhe ish-deputetja Zheni Gjergji po ashtu i është bashkuar socialistëve, pasi u emërua drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.