Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mbajti fjalën në foltoren e Parlamentit, ku iu përgjigj opozitës, e cila nga largimi i Ramës degjeneron në kërkesë për shkarkiminj nga detyra të kryeparlamentarit.
Niko Peleshi: Në këtë mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit na ka sjellë rezistenca për të mos lejuar askënd në pozicionin që unë kam nderin të mbaj të guxojë të ndryshojë këtë sallë nga arenë dhune verbale në arenë të mendimeve aletrantive dhe politike. Apo të shkurajojë personalizimin e diskursit politik si pjesë e kulturës nga e cila duhet të ndahemi.
Le ta veshim këtë sallë me përgjegjësi të vërteta dhe shpesh të pathëna. Kjo kulturë që shpesh kultivohet këtu vret, vret shpresat e të rinjve, optimizmin.
Kjo kulturë e urrejtjes këtu ka pjesën e vetë edhe në dhunën në shoqëri. Duhet të përballemi me këtë të vërtetë të pakëndhshme. Ccdo fjalë e shqiptuar në këtë Kuvend vijon përtej këtyre mureve.
Do bëj gjithçka që kam në dorë që ky parlament ti ngjasojë parlamentit eurpian. Ne jetën time poltike nuk kam denigruar, sulmuar, fyer askënd. Nuk kam shkelur mbi personalitetin e askujt dhe nuk kam përdorurr emra të samiljarëve.









