“MESAZH I KODUAR”/ Ish-kryebashkiaku paralajmëron: Po nëse nesër ja bëjnë Manastirliut siç ma bënë mua? Beteja ime, edhe për ata që do vijnë pas meje

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj dhe avokati i tij theksuan se kryebashkiaku nuk ka penguar funksionimin e Bashkisë së Tiranës gjatë periudhës së ndalimit të tij. Veliaj nënvizoi se ka bashkëpunuar dhe ndonëse në qeli është gjendur për detyrën e tij.

“E nderuar në çdo rast që më është kërkuar të veproj kam emëruar. Ka qenë delegimi i nënkryetarëve. Nuk kam penguar unë bashkinë të mbjellë pemë, s’jam bërë pengesë për asgjë. A të pastrohet qyteti. Institucionet janë aty, drejtori është aty, stafi. S’është penguar bashkia që Tirana mos ketë ujë. Nuk jam bërë unë pengesë. Po siç thashë dueht të kisha prangat në duar jo lopatën. Një pjesë e shtetit më thotë rri në Durrës, një tjetër më thotë pse nuk ke ardhur”, tha Veliaj.

Veliaj gjithashtu bëri një krahasim me situatën e një kryebashkiaku tjetër në Shqipëri, duke nënvizuar nevojën për barazi dhe ruajtjen e standardeve demokratike për të gjithë. Ai e konsideroi këtë proces si një betejë për të mbrojtur jo vetëm mandatet aktuale, por edhe të ardhmen e detyrave publike dhe qytetarëve që do të vijnë pas tij, përfshirë këtu kandidatët të cilët kanë shpallur kandidaturat e tyre për Bashkinë e Tiranës.

Veliaj u shpreh se nëse në vijim e njëjta situatë do t’i ndodhte, Ogerta Manastirliut si kandidatja e socialistëve, apo dhe Florjan Binajt, apo Arlind Qorrit, atëhere qyteti i Tiranës do të shkonte në kaos.

“Kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë. Lind pyetja janë të gjithë qytetarët e barabartë? Pse është ndryshe një kryebashkiak i Tropojës me Tiranën? Këtu kemi një disbalancë. Së pari kam unë një betim për qytetarët, dhe për ata që kandidojnë. Po sikur nesër tja bëjnë Ogertës. Florit, Arlindit një masë sigurie. Kaosi që kemi tani, nuk është njësoj me kaosin që do të vijë pas. Kjo është një betejë që unë po e bëj edhe për ata që do vijnë pas meje”, tha Veliaj.

Ndërkohë nga ana tjetër avokati i Veliajt tha se klienti i tij ka ushtruar detyrën edhe nga ambientet e paraburgimit dhe se mungesa e tij nuk mund të konsiderohet si mosushtrim i vullnetshëm i detyrës. Ai saktësoi se detyra mund të kryhet edhe jashtë zyrës, dhe se pengesa e krijuar ka qenë e imponuar nga vendimet gjyqësore.

Pjesë nga fjala e Erion Veliajt dhe avokatit të tij në sallë:

Erion Veliaj: E nderuar në çdo rast që më është kërkuar të veproj kam emëruar. Ka qenë delegimi i nënkryetarëve. Nuk kam penguar unë bashkinë të mbjellë pemë, s’jam bërë pengesë për asgjë. A të pastrohet qyteti. Institucionet janë aty, drejtori është aty, stafi. S’është penguar bashkia që Tirana mos ketë ujë. Nuk jam bërë unë pengesë. Po siç thashë duhet të kisha prangat në duar jo lopatën. Një pjesë e shtetit më thotë rri në Durrës, një tjetër më thotë pse nuk ke ardhur.

Avokati: Ne kemi qenë në vështirësi në lidhje me njohjen e të gjitha akteve ne nuk i kemi pasur në dispozicion, kur na janë vendosur në dispozicion i kemi sjellë pretendimet tona me urgjencë. Kushtetuesja duhet të marrë parasysh vështirësinë që ne kemi pasur për të marrë aktet.

Avokati: Por, nuk është e njëjta gjë si të drejtosh detyrën në gjendje të lirë, në orar dhe pa orar, dhe siç mund të nënshkruash një akt nga ambientet ke fuqizuara të paraburgimit. Për ne termi ambient i ushtrimit të detyrës është shumë i gjerë, nuk është i kufizuar në një hapësirë fizike të caktuar. Ose më saktë çfarë do ndodhë nëse tërmeti do të shkatërronte zyrën? Në detyrë do ishte kryetari, do ushtronte detyrën e tij, edhe pse zyra është e shkatërruar.

Në detyrë neve i qëndrojmë variantit që nuk kemi një mungesë të vullnetshme të zotit Veliaj në detyrë. Është një mungesë, është një mos-ushtrim i plotë full time i detyrës së tij për arsye objektive të një zbatimi gjykate. Ne nuk fokusohemi te mungesa apo jo në detyrë se ne i qëndrojmë termit që detyra mund të ushtrohet edhe në ambiente jashtë zyrës, ne i qëndrojmë pamundësisë për të ushtruar funksionin e plotë.

Veliaj: Doja për analogji një rast po në Shqipëri. Kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë. Lind pyetja janë të gjithë qytetarët e barabartë? Pse është ndryshe një krybashkiak i Tropojës me Tiranën? Këtu kemi një disbalancë. Së pari kam unë një betim për qytetarët, dhe për ata që kandidojnë. Po sikur nesër tj bëjnë Ogertës. Florit, Arlindit një masë sigurie. Kaosi që kemi tani, nuk është njësoj me kaosin që do të vijë pas. Kjo është një betejë që unë po e bëj edhe për ata që do vijnë pas meje.