Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash (15:44) në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Burimet për Alfapress.al bëjnë me dije se gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë në gjoks. Ngjarja është shënuar brenda zyrës së tij.
Goditja me arme ndaj gjyqtarit te Apelit Tiranë është konfirmuar për mediet, edhe nga kryetarja e gjykatës, Iliba Bezati.
Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori është vënë në pranga.
Vijon…









