KRIZA POLITIKE/ Përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Kosovë – nis takimi i Osmanit me liderët e partive

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë së re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Në rrugë për te salla e takimit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nëse do të gjendet sot ndonjë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe e falënderoj zonjën presidente për organizimin e këtij takimi”, ka thënë Kurti shkurt për mediat.