KOMENTI I TRUMP/ Presidenti amerikan “shpërthen” ashpër ndaj Maduros: Nuk ia mban të ngatërrohet me SHBA

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përfundoi me një koment të fortë, por jo për Ukrainën.

I pyetur në fund për presidentin venezuelian Nicolás Maduro, i cili ka bërë thirrje për paqe me SHBA-në pasi Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione të fshehta në vendin e tij, Trump u përgjigj ashpër.

“Ai ka ofruar gjithçka. Po, ke të drejtë, ai ka ofruar gjithçka. “E di pse? Sepse atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara”, tha Trump për Maduron. (Në origjinal: “Because he doesn’t want to f** around with the United States.”)

Komentet e Trump lidhjen me qëndrimin e administratës ndaj regjimit të Maduros në Venezuelë, me të cilin marrëdhëniet janë tensionuar kohët e fundit.

Trump ka konfirmuar se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s brenda Venezuelës për të shtypur trafikun e drogës dhe për të ushtruar presion mbi regjimin e Maduron.

Ai ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë edhe operacione tokësore në Venezuelë, duke argumentuar se kontrolli në det është tashmë i “fortë” dhe tani duan të përballen me rrugët tokësore të trafikut të drogës.