KERCENIMI/ Zelenskyy “kloun i varur nga kokaina” – Medvedev e paralajmëron: Lëshimi i raketës Tomahawk nga Ukraina mund të ketë pasoja për të gjithë, edhe për Trump

Me rastin e karakterizimit të presidentit amerikan si një “biznesmen paqebërës”, ish-presidenti rus komentoi me një ton të ashpër, “nëse ky term i referohet raketave Tomahawk , fraza është e gabuar.

“Lëshimi i këtyre raketave mund të ketë një fund të keq për të gjithë. Dhe veçanërisht për vetë Trumpin”, deklaroi Dmitry Medvedec.

“Është thënë njëqind herë, në një mënyrë të kuptueshme edhe për njeriun me yll, se është e pamundur të dallosh një Tomahawk bërthamor nga një konvencional në fluturim. Nuk do të jetë Kievi që do t’i lëshojë ato, por Shtetet e Bashkuara. Si do të përgjigjet Rusia? Pikërisht!” shtoi Medvedev.

Ai ka nënkuptuar, sipas Reuters, se Moska do të përgjigjet me armë bërthamore.

“Mund të shpresojmë vetëm që ky të jetë një tjetër kërcënim bosh, i shkaktuar nga negociatat e zgjatura me një klloun të varur nga kokaina (nënkupton presidentin ukrainas Zelensky). Si dërgimi i nëndetëseve bërthamore më afër Rusisë. Epo, e dini si shkon: një nëndetëse doli në sipërfaqe në stepat ukrainase”, përfundoi ish-presidenti rus në postimin e tij.