Sipas raportit të misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, SPAK ka pasur një rol pozitiv në hetimin e rasteve të korrupsionit gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Raporti vë në pah se “mekanizmi i ri i koordinimit mes SPAK-ut, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm është konsideruar një mjet me potencial parandalues për keqpërdorimet në procesin zgjedhor”.
Megjithatë, thekson raporti, disa bashkëbisedues të ODIHR-it kanë shprehur dyshime mbi efektivitetin e përpjekjeve për të luftuar krimin e organizuar me lidhje politike, duke theksuar nevojën për një angazhim më të fortë dhe më transparent në këtë drejtim.
Ky vlerësim thekson sfidat që mbeten në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të drejtë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe ndikimit politik në krimin e organizuar.
LEXO RAPORTIN E PLOTE:









