HETIMI I BALLUKUT/ “Motra që pret t’i bashkohet vëllait” – Këlliçi reagon i “lumtur” që Belinda është në proçedim penal, por “harron” të vlerësojë SPAK: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK mori nën hetim zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këlliçi shkruan në një postim në rrjetet sociale se Balluku do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit.

“Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës: Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”, shkruan Këlliçi.

Postimi

Motra që pret t’i bashkohet vëllait!
Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.
Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:

Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve.