GJYKIMI I SHKARKIMIT/ Me 13 akuza për 5 vepra penale – Veliaj bën viktimën në “Kushtetuese”: Çfarë shkelje kam bërë si kryebashkiak

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij para trupës së Gjykatës Kushtetuese ka marrë rolin e viktimës duke u shprehur se në mandatin e tij si kryebashkiak nuk ka kryer asnjë shkelje të rëndë ligjore.

Ndonëse SPAK ka kopsitur dosjen, ku ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale dhe e ka dërguar për gjykim, Veliaj ende pretendon se mandati ju ndërpre pa të drejtë. Marrëzia e fjalimit të tij nuk përfundon me këto deklarata, ndërsa shprehet se seanca e sotme është historike, sepse testohet demokracia.

“Siç thoshte Martin Luter King harku i universit moral ësht i gjatë dhe rraskapitës, por në finale dhe ky hark anon nga e drejta. Ndaj jam sot këtu si kryetari i bashkisë Tiranë. Me të drejtën që ma kanë dhënë 160 mijë vota. Nuk kam kryer asnjë shkelje por jam këtu para jush me respektin që meriton detyra juaj e lartë për t’ju kërkuar të mbrojmë demokracinë që sot po vihet në sprovë. Demokracinë që jemi betuar ta mbrojmë. Ky mandat është besëlidhje publike që qytetarët ë Tiranës ma kanë dhënë si njerëz të lirë. Për mbrotjen e saj do bëj gjithcka që ma lejon ligji, fuqia e mendjes dhe forca e zemres time.

Nuk po mbroj një karrigë por shpirtin e një lidhje të qytetarit me të zgjedhurin e vet. Askush nuk mund të ndërpresë mandatin pa përfunduar vetëm nëse ka kryer një shkelje të rëndë të tij. Me respekt për këtë Gjykatë unë pyes sot cilën shkelje të rëndë kam shkelur sot në ushtrimin e mandatit të kryebashkiakut? Bindja se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta, jo nga protagonizmi politik apo etja për karrierë mbi kurriz të lirive të qytetave është e palëkundur. Ajo çfarë Kushtetuta mbron shpresoj të thuhen më zë të lartë. Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune por është historike sepse shqyrton vetë demokracine. Themelet mbi te cilat qëndron shteti ynë.”, tha Veliaj. 

Sipas SPAK-ut, mbi Erion Veliajn rëndojnë 13 akuza për disa vepra të rënda penale.

Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.