GARA PER KRYEQYTETIN/ Agron Haxhimali shpall kandidaturën për kryebashkiak – Ish-drejtuesi i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë: Jam gati t’i shërbej Tiranës

Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ka shpallur përfshirjen e tij në garën për drejtimin e kryeqytetit.

“Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.

Zbulohet skema e tjetërsimi të pronave në Durrës! Zbardhen përgjimet e SPAK në grupin e “Rrumit” për eliminimet: O vlla duhen 10 viktima brenda viti

Deklarata e tij vjen në një moment kur kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se opozita do mbështesë kandidaturat nga shoqëria civile.

Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore dhe njohje të thellë të problematikave urbane, Haxhimali duket se po pozicionohet si një alternativë e mundshme për Tiranën.