FOTOLAJM/ Kush janë socialistët që votuan pro shkarkimit të Niko Peleshit! (Si rrodhën votat nga mazhoranca për “kokën” e Kryeparlamentarit) 

Maxhoranca ka rrëzuar sot propozimin e demokratëve për të shkarkuar Niko Peleshin nga posti i kryetarit të Parlamentit.

Me 79 vota kundër, socialistët mbajtën Peleshin në krye të Kuvendit. Ndërkohë që pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Në total ishin vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, ndërkohë që pjesa më e madhe e demokratëve po protestonte për procedurën dhe mënyrën se si u fut në votim të fshehtë shkarkimi Peleshit.

Por ajo qe bie në sy nga tabela elektronike, 3 vota kanë rrjedhur nga maxhoranca socialiste.

FOTOLAJM/ Kush janë SOCIALISTËT që votuan PRO shkarkimit të

Në tabelën elektronike kanë votuar vetëm 6 deputetë demokratë dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

Ndërkohë që 3 vota të tjera me gjasa i janë bashkuar shkarkimit te kryetarit te Parlamentit nga kampi i maxhorancës. Nuk është hera e parë që votat e socialistëve apo të aleatëve kur bëhet votimi i fshehtë firojnë kundër vendimit politik.

Sipas tabelës elektronike, votuan nga opozita, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ina Zhupa, Elda Hoti, Jorida Tabaku. Ndërkohë që vota e shtatë është e Redi Muçit.

FOTOLAJM/ Kush janë SOCIALISTËT që votuan PRO shkarkimit të

Ajo qe bie ne sy është fakti se nga ministrat e qeverise Rama kane votuar, Mirela Kumbaro, Piro Vengu, Albana Koçiu, Belinda Balluku,Petrit Malaj Delina Ibrahimaj, Evin Demo dhe Blendi Gonxhe.