EMRI/ Ndërtoi 4 mijë metra katror pa leje në Tiranë – ndalohet ndërtuesi; bllokohet pallati

Policia e Tiranes ka ndaluar ndërtuesin SINO Llanaj pasi ka kryer punimet pa leje por edhe në hapësirën e përbashkët të pallatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.”

Në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe blllokimi i pallatit.