E TRISHTE/ Ndërron jetë aktori i famshëm italian Remo Girone (Tano Cariddi)

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare aktori i shquar i kinematografisë italiane Remo Girone.

Mediat italiane bëjnë me dije se Girone vdiq në shtëpinë e tij në Monako, ku kishte jetuar për vite me gruan e tij Vittoria, pas një jete të dedikuar filmit dhe teatrit.
Si aktor ai e arriti famën duke interpretuar në serialin ‘La piovra’ një personazh të bujshëm: Gaetano “Tano” Cariddi.