DUELI I TENISIT/ Gauff eliminohet nga “China Open” – finalistja e parë Amanda Anisimova

Kampionja aktuale e “China Open”, Coco Gauff, është eliminuar në gjysmëfinale nga Amanda Anisimova.

Nënkampionja e “US Open”, Amanda Anisimova, mposhti kampionen në fuqi, Coco Gauff, për vetëm 58 minuta, duke arritur finalen e saj të parë në “China Open”.

E renditur e treta në botë, Anisimova mposhti bashkëkombësen e saj amerikane, e renditur e dyta, me rezultatin bindës 6-1, 6-2.

“Arrita të bëj një paraqitje vërtet të mirë. E dija që duhej të luaja shumë mirë kundër Cocos nëse doja të fitoja dhe jam shumë e lumtur që jam në finale.”, tha Anisimova në konferencës pas ndeshjes.

Të dielën, Anisimova do të përballet me fituesen e gjysmëfinales mes Jessica Pegula nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Linda Noskova, nga Çekia.