ZHGENJEN PD/ Partia e Berishës mohon vetveten duke deklaruar se nuk e ka bojkotuar protestën pro UÇK – ja çfarë pohoi ish-kryeministri një ditë më parë

Partia e Sali Berishës ka përgënjeshtruar të gjitha mediat të cilat njoftuan se Partia Demokratike e ka bojkotuar mitingun në mbështetje të UÇK që u zhvillua në Tiranë.

Drejtori i Komunikimit Alfred Lela në një njoftim në emër të PD shpjegon se, “Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor në Hagë”. Por fakt është se një ditë para protestës, Sali Berisha, deklaroi në ambientet e Kuvendit, (Shih Videon më poshtë), se partia që ai drejton kishte marrë vendim politik për bojkotimin e protestës mbarë shqiptare në mbrojtje të UÇK.

“Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor në Hagë.

Spekulimi banal i ndonjë medieje se ky urdhër ekziston është pjesa e skenarit të përhershëm anti-opozitar te Ramaduros dhe Partia Demokratike e hedh poshtë si të tillëSiç theksohet në deklaratën e Partisë Demokratike të sapo hedhur dhe në qëndrimet e ditëve të fundit dhe të përhershme të kryetarit të saj, Berisha, kauza e UÇK, lufta e saj dhe e popullit shqiptar të Kosovës, janë jo vetëm të drejta, por edhe pjesë e nderit të përjetshëm të kombit dhe çështjes kombëtare shqiptare”, sqaroi Alfred Lela nëpërmjet një njoftimi për mediet.