BILANC LUFTE/ 3 viktima 1 i plagosur në 4 ngjarje të rënda brenda pak orësh trondisin vendin: Tritol në Shkodër, vrasje në Durrës, Tiranë e Berat 

Një ditë e zezë për vendin, me katër ngjarje të rënda të regjistruara brenda disa orësh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në Shkodër, një shpërthim me tritol tronditi lagjen “Ndoc Mazi”, ku objektiv ishte 38-vjeçari Enea Busukja, punonjës i Tatimeve. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e tij dhe shpërtheu sapo ai ndezi mjetin. Busukja mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Pak orë më vonë, në Durrës, një ngjarje e rëndë familjare tronditi zonën e Shkallnurit. 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës. Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.