Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar Taulant Ballën që siç thotë ka dokumente që vërtetojnë se ai ka porositur vrasje.
Në konferencë me gazetarët, Sali Berisha hodhi dyshime se dokumentet që faktojnë akuzat e Ballës janë eliminuar.
Berisha e akuzoi drejtpërdrejt Ballën se ka mbrojtur dhe ndihmuar figura të inkriminuara në sistemin e drejtësisë, duke përmendur me emër prokurorin Vate Staka, të cilin e cilësoi si “hajdut”.
“Ky ka në dosje Vate Stakën, një prokuror hajdut që ka fshehur gjysmë e pasurisë dhe ja ka kaluar vettingun Taulant Balla me kompani. Hajde ti marrim dosjen, e kam unë dosjen. Po pse? Sepse i thoshte Sueli, Taulantit, shko m’i nxirr ata dy vrasësit. Vate Staka, shkoi dhe i liroi ata. I ka të gjitha në dosje”, tha Berisha.
Berisha: Ankohet se është quajtur kryetari i një organizatë kriminale! Nuk e quaja kurrë të tillë, po të mos kisha dokumentet që faktojnë se Taulant Balla ka porositur vrasje dhe janë eliminuar dokumentet. Nuk e thoja kurrë këtë, po të mos kisha këtu dokumentet zyrtare, që faktojnë se Taulant Balla ka arrestuar bandën kundërshtare. Edhe tani ajo po ndodh, këto arrestimet që po shihni po porosisin arrestimet e njëri tjetrit. Arreston bandën për të marrë votat dhe jo për të bërë rendin. Ky i ka në dosje. Ky ka në dosje Vate Stakën, një prokuror hajdut që ka fshehur gjysmë e pasurisë dhe ja ka kaluar vettingun Taulant Balla me kompani. Hajde ti marrim dosjen, e kam unë dosjen. Po pse? Sepse i thoshte Sueli, Taulantit, shko m’i nxirr ata dy vrasësit. Vate Staka, shkoi dhe i liroi ata. I ka të gjitha në dosje.









