Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i i biznesmenit italian Eduardo Sarchit. Bëhet me dije se autori, Kamber Sulçaj ishte duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen.
Por gjatë rrugës në vendin e quajtur Lluf ai është shkëmbyer me një automjet me karroceri me të cilën udhëtonte Gazmend Braçi me tre shokët e tij. Për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet ata kanë debatuar dhe konfliktuar verbalisht. Sulçaj u ka thënë: “Më verbove, më hodhe në kanal”.
Pas debatit dhe pasi Sulçaj i ka fyer, Gazmend Braçime dhe tre shokët janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën. Gjatë rrugës autori i ka ndjekur nga pas dhe i ka parakaluar, por në një moment afër banesës automjeti që ai po e përdorte që ishte në pronësi të një çobani është prishur.
Më pas Gazmendi ka telefonuar babanë dhe i ka thënë të vinte ta merrte pasi e ka lënë automjeti. Babai i tij Eqeremi është nisur me dy makina së bashku me biznesmenit italian Eduardo Sarchit me të cilin po darkonin dhe në momentin që ata kanë mbërritur atje, autori ka qëlluar. Biznesmeni italian ka marrë vetëm një plumb në kofshë.
Pasi ai ka qëlluar nuk i ka lënë të largohen për 15 minuta. Gjithashtu në këto momente ka kaluar edhe një perosn me një motor për terrene malore dhe ka dëshmuar të njejtën gje. Më pas Kamber Sulçaj është larguar dhe makinën e ka fshehur në një fshat të thellë poshtë një peme.
Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij janë emra të njohur për policinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai i tij Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin. Sulçaj rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur “Stone Quramenga”.
48-vjeçari është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve Gjithashtu në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përveç aksioneve në gurore Sulçaj ka edhe stanin me bagëti.









