VIDEO-LAJM/ Në Prishtinë shkruhet historia – Kosova thyen mallkimin me Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

Kosova ka dhënë një përgjigje bindëse pas humbjes së pësuar kudër Zvicrës në kualifikueset e Botërorit, pasi ka mundur sot Suedinë në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë me rezultatin 2-0.

“Dardanët” kanë thyer mallkimin përballë nordikëve me të cilët kishin pësuar 3 humbje në po aq ndeshje të luajtura më parë, falë një pjese të parë “manuali”. Ata u mbrojtën me kujdes dhe goditën në kundërsulm, duke gjetur rrjetën fillimisht me Rexhbejçajn e më pas me Muriqin, teksa miqtë nuk kishin përgjigje për sulmet e tyre.

Në pjesën e dytë, më pas ekipi diti të mbrohej me rregull, duke mbajtur larg portës sulmuesit e rrezikshëm të miqve. Isak në minutat e fundit ishte ai i cili krijoi disa raste para Muriç, por gardiani ishte i pakalueshëm duke e ndalur në çdo tentativë drejt portës.

Kësisoj, Kosova mori një fitore 2-0 që e kthen përsëri pretendente për kualifikimin me vendin e dytë në grupin e saj pas krahëve të Zvicrës.

KOSOVË-SUEDI 2-0
26′ Rexhbeçaj, 42′ Muriqi

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Kosovës.

90’+6’ Muriç ndalon përsëri një tjetër tentativë të Isak. (VIDEO)

90’+5’ Edhe Jashari ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+3’ Muslija i lë vendin Hoxhës në minutat e fundit.

90’+2’ Vjen kartoni i dytë i verdhë për Emërllahun i cili lë ekipin me 10 futbollistë. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Aksion model i Kosovës me topin që shkon te Muslija, i vetëm para portës. Por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Olsen i cili shmang golin e tretë. (VIDEO)

88’ Tjetër top në zonë për Isak dhe përsëri rrezik për katërkëndorin e Kosovës, me Muriç që zgjidh gjithçka me daljen e tij.

86’ Emërllahu ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ Isak ka një mundësi të mirë për të shënuar por Muriç me një devijim vendimtar i mohon golin. (VIDEO)

85’ Rexhbeçaj i bën vend Emërllahut në fushën e lojës.

83’ Edhe Kraft ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Muslijas.

81’ Një ndërhyrje ndaj Jasharit sjell shkëndija në fushë, me lojtarët që përplasen e në fund janë Isak, Muriç e Aliti të cilët përfundojnë të ndëshkuar me karton të verdhë.

75’ Pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, Aliti me kokë nuk gjen portën e Suedisë.

73’ Muslija kalon këdo që i del përpara dhe gjuan pasi hyn në zonë, por duke çuar sferën jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

72’ Elanga i lë vendin Isak në radhët e Suedisë.

66’ Kraft hyn në fushë në vend të Ekdal te Suedia.

62’ Nigren merr vendin e Bernhardson në radhët e Suedisë.

60’ Foda nxjerr nga fusha e lojës Muriqin dhe Rrahmanin, duke i bënë vend Asllanit dhe Jasharit në sulmin e “Dardanëve”.

57’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Suedisë, Muriç grushton dhe largon sferën.

51’ Rast i shkëlqyer për “Dardanët” të cilët kanë mundësinë të shënojnë golin e tretë, por goditja me kokë e Rrahmanit shkon jashtë. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me dy lëvizje te Suedia, pasi Sema dhe Nanasi hyjnë në vend të Svenson dhe Larson.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Kosovës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ GOOOL KOSOVA! Përsëri një rast i Suedisë që kthehet në gol me një kundërsulm fantastik, këtë herë me Muriqin i cili shënon një gol spektakolar. (VIDEO)

34 Avdullahu tenton me një gjuajtje tokazi nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit.

31’ Tjetër tentativë e rrezikshme e Saletros nga jashtë zonës, sfera nuk shkon në katërkëndorin e “Dardanëve”. (VIDEO)

28’ Bernhardson me kokë ka mundësinë të rrezikojë portën e Kosovës, por çon topin në duart e Muriç.

26’ GOOOL KOSOVA! Muriç shmang golin në portën e tij dhe niset një kundërsulm i shpejtë i finalizuar nga Rexhbeçaj. (VIDEO)

23’ Saletros provon me të majtën nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Muriç.

22’ Harkim interesant në zonë për Muriqin, por sulmuesi nuk ia del të kontrollojë siç duhet topin për të gjuajtur.

18’ Suedia merr kontrollin e manovrës, por pa arritur të krijojë momente të rrezikshme para portës së Muriç.

10’ Rrahmani del me shpejtësi në sulm në të majtën pata portës, gjuajtja e tij shkon jashtë ndërsa gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

8’ Top në thellësi në qendër për Muriqin, portieri i Suedisë del me shpejtësi dhe kontrollon sferën.

4’ Tjetër tentativë e sulmuesit në zonën e Kosovës, sfera shkon larg katërkëndorit.

3’ Gyokeres kërkon penallti pas një kontakti me Muriç, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Prishtinë.

FORMACIONET ZYRTARE

fghfhgghffghgfhfghfgh