VENDIMI I BUJSHEM/ “Ju arrit dhe kësaj dite” – e kap duke pirë cigare në ambient të mbyllur – ministrja e brendëshme Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin e saj

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka nisur menjëherë me “dorë të hekurt” detyrën e re si ministre e Brendshme.

Pak ditë pas betimit në presidencë, burime për Panorama Online konfirmojnë se Koçiu ka propozuar shkarkimin e zv.ministrit Andi Mahila, një vendim që u mor pas një denoncimi qytetar.

Zv.ministri Mahila, i cili mbante këtë post prej vitesh, është kapur duke pirë cigare brenda një ambienti të mbyllur. Pas verifikimit të denoncimit, ministrja Koçiu ka kërkuar shkarkimin e tij, dhe më pas Mahila është liruar nga detyra.

Andi Mahila ka shërbyer si zv.ministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021. Pas shkarkimit, ministrja Koçiu njoftoi edhe qytetarin që bëri denoncimin për masën e marrë me shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Mahilës.