3 persona humbën jetën nga të shtënat me armë pranë Shkollës së Mesme Lincoln në shtetin amerikan të Illinois, dhe më pas sulmuesi kreu vetëvrasje, njoftoi sot policia.
I dyshuari qëlloi me pushkë një automjet pranë Shkollës së Mesme Lincoln në qytetin Berëyn dje rreth orës 16:05, raporton Newsweek.
Komandanti i Departamentit të Policisë së Berwyn, Michael Fellows, tha se incidenti “duket se lidhet me një marrëdhënie familjare”.
Ai shtoi se kur sulmuesi qëlloi drejt tyre, policët kërkuan mbulim dhe nuk u kundërpërgjigjën me armë.
I dyshuari më pas ia drejtoi armën vetes.
Sot nuk do të ketë mësim në shkollën “Lincoln” , por punonjësit socialë dhe këshilltarët janë në dispozicion të nxënësve nëse duan të flasin për atë që ka ndodhur.









