TRAFIKIMI I DEPUTETEVE/ ASHM e Berishës “pjell” grupin e tretë parlamentar në opozitë – Mesila Doda refuzon të shkojë “borxh” tek Dule – del e pavarur

Opozita do të jetë me tre grupe parlamentare në gjatë këtij sesioni parlamentar në Kuvend. Ditën e sotme janë zbardhur edhe emrat e grupit të tretë, ai i aleatëve. Për tu formuar grupi aleatët kanë marrë hua nga grupi i demokratëve ashtu si grupi i Partisë së Lirisë.

Grupi i aleatëve përveç Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Artan Lukun i Partisë Agrare, kanë marrë edhe katër deputetët e PD-së, Greta Bardeli, Denisa Vata, Zija Ismaili dhe Fidel Kreka. Ndërsa Mesilda Doda e PDIU-së ka refuzuar që të bëhet pjesë e këtij grupi parlamentar për shkak të Vangjel Dules.

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane

Fatmir Mediu nga PR
Vangjel Dule nga PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku PAA
Fidel Kreka PD

Ndërkohë ditën e djeshme u formua edhe grupi parlamentar i Partisë së Lirisë, i cili do të përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe deputetët e marrë nga PD Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja.

Grupi Parlamentar i PL

Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa– PD
Ledina Alolli- PD
Klodiana Çapja– PD