TOPI I ARTE 2025/ Publikohet lista e lojëtarëve të nominuar – përpara çmimeve

Këtë të hënë, Parisi është në qendër të vëmendjes së botës së futbollit, ku do të shpallet fituesi i Topit të Artë 2025, çmimi më prestigjioz individual për lojtarin më të mirë të sezonit që lamë pas.

Emra të mëdhenj si Ousmane Dembélé, Lamine Yamal, Raphinha, Mohamed Salah, si dhe shumë të tjerë janë në garë për trofeun e madh, në një edicion ku, ndryshe nga vitet e tjera, fituesi ende nuk është zbuluar nga mediat, duke shtuar edhe më shumë pritshmëritë dhe emocionet për ceremoninë gala.

Përveç Topit të Artë për meshkuj, gjatë mbrëmjes do të ndahen edhe çmime të tjera si:

  • Topi i Artë për femra
  • Lojtari më i mirë i ri
  • Klubi më i mirë i vitit, ndër të tjera.

Ceremonia zyrtare nis në orën 21:00, ndërkohë që ka filluar publikimi i renditjes së 30 lojtarëve më të mirë, të cilët janë përzgjedhur si favoritë për të fituar këtë çmim të madh.