TAKIMI/ Erdogan bashkbisedon me Putinin në samitin e Shangait në Kinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kuadër të Samitit të 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që po zhvillohet në Tianjin të Kinës.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në një hotel në Tianjin dhe u shoqërua nga një delegacion i gjerë turk. Mes pjesëmarrësve ishin ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, si dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi temat e diskutuara mes dy presidentëve.