SULM VRASTAR/ Të paktën 60 persona u ekzekutuan nga rebelët në Kongon lindore gjatë një masakre në orët e natës

Të paktën 60 persona u vranë në Kongon lindore, në një sulm brutal gjatë natës nga një grup rebelësh të lidhur me Shtetin Islamik, konfirmoi sot një zyrtar lokal.

Administratori lokal i territorit Lubero ku ndodhi sulmi, Alain Kivewa, i tha AP se sulmi u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) në Ntoyo, provinca e Kivusë Veriore, gjatë një funerali ku ishin mbledhur banorët.

“Sulmi i ADF shkaktoi rreth 60 vdekje, por numri përfundimtar i viktimave do të shpallet më vonë sonte, pasi territori sapo ka dërguar shërbime në zonë për të saktësuar numrin e viktimave”, tha Kiveva.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, sulmi u krye nga një duzinë sulmuesish.