REKORDI/ Lautaro “bën nxehjen” para Juves – gol me Argjentinën dhe hyn në histori

Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, ka dhënë një tjetër provë të formës së tij shumë të mire këtë herë me fanellën e kombëtares argjentinase. Në ndeshjen e fundit të Argjentinës ndaj Venezuelës, e fundit para përpara tifozëve në Monumental para Botërorit 2026, Lautaro hyri në fushë në minutën e 74-të dhe gjeti rrugën e rrjetës vetëm dy minuta më pas.

Goli i tij erdhi pas një asistimi perfekt nga Niko Gonzalez, ish-lojtari i Juventusit, duke vulosur fitoren 3-0 të Argjentinës. Me këtë gol, Lautaro arriti në 33 realizime për kombëtaren, duke u ngjitur në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Argjentinës.

Ai kaloi Diego Armando Maradonën (32 gola) dhe u afrua shumë pranë Hernan Krespos (35 gola). Performanca e tij në fushë nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe komentatorët, që e cilësuan golin si një shembull të shpejtësisë dhe instinktit të sulmuesit.

Pas ndeshjes, Lautaro foli për “France Football” në një intervistë ekskluzive. “Topi i Artë 2025? Jam unë…”, tha me buzëqeshje, duke lënë të kuptohet ambiciet e tij personale dhe dëshirën për të fituar çmimin më të madh individual në futboll. Ai nuk la pa përmendur edhe kontributin e Lionel Mesit në kombëtare.

“Mesi është asistuesi më i mirë me të cilin kam luajtur. Në një fjalë? Jashtëtokësor… Ai ka dhënë gjithçka, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Momente të veçanta si ato që kaluam së bashku nuk harrohen kurrë”, shtoi Lautaro. Sulmuesi i Interit nënvizoi edhe emocionet e veçanta që solli prezenca e fëmijëve të Mesit dhe momentet e fundit të kapitenit legjendar me fanellën e Argjentinës.

Ai theksoi se këto momente janë një shembull frymëzimi për të gjithë lojtarët e rinj dhe për të gjithë tifozët që ndjekin kombëtaren. Lautaro është një nga pikat kyçe të Argjentinës për Botërorin 2026, dhe formën e mirë po e ruan me përkushtim. Lautaro është gati e dërgon një mesazh të qartë edhe tifozëve interistë, teksa presim me padurimin sfidën ndaj Juventusit, e cila do të luhet menjëherë pas rikthimit nga ndeshjet e kombëtareve.