Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin “Deklarata e Klimës së Investimeve në Shqipëri për vitin 2025”.
Në raportin e DASH thuhet se Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavaarura antikorrupsionn duke përfshirë BKH dhe SPAK.
Më tej në raport thuhet se reforma gjyqësore në Shqipëri mbështetet fuqimisht nga SHBA dhe BE.
DASH thotë në raportin e publikuar se reforma gjyqësore është në vazhdim dhe përfundimi i saj do të ëpërmirësojë përfundimisht klimën e invesstimeve në vend.
“Për të adresuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi ndryshime të gjera kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura anti-korrupsion, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat janë pjesë e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, dhe zbatimi është në vazhdim, me shpresën se suksesi i saj përfundimisht do të përmirësojë klimën e investimeve në vend”, thuhet në raportin e DASH.









