PROÇESI GJYQESOR/ Sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë – dëshmon ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku këtë herë është radha e palës mbrojtëse për të paraqitur dëshmitarët e saj.

Sipas raportimeve mediatike, dëshmitari i parë që do të dëgjohet në këtë fazë të procesit është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Dëshmia e tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat politike dhe diplomatike të asaj kohe, si dhe të mbështesë argumentet e mbrojtjes.

Mediat e Kosovës raportojnë se është shumë me rëndësi se çfarë zhvillimesh të reja do të sjellin dëshmitë e palës mbrojtëse dhe si do ndikojnë ato në rrjedhën e mëtejshme të gjykimit.