Mançester Siti u është kthyer fitoreve të thella, duke mposhtur 5-1 ekipin e Bërnlit, në radhët e të cilit në fundin e ndeshjes për pak minuta është aktivizuar edhe Armando Broja.
Pas një pjese të parë të mbyllur me shifrat 1-1 falë autogolit të Esteve dhe pastaj barazimit të Antoni, “qytetarët” bënë diferencën në fraksionin e dytë të lojës. Nunes, tjetër autogol i Esteve dhe në fund dygolëshi i Haland, bënë që ndeshja të mbyllej me fitoren e thellë të skuadrës së Guardiolës. Ndërsa Broja u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit, por pa pasur mundësinë të bënte diçka në fazën ofensive të skuadrës së tij.
Ndërkohë, duhet theksuar se sot Liverpuli pësoi humbjen e parë në kampionat, pasi u mund me shifrat 2-1 nga Kristal Palas. Goli i Kiezës në fund barazoi përkohësisht shifrat pasi vendasit kishin shënuar që në startin e ndeshjes me Sarr, pasi Nketiah në shtesë shënoi golin e fitores 2-1 për Kristal Palas.
Humbje ka pësuar edhe Çelsi, që është mundur me rezultatin 1-3 në shtëpi nga Brajtoni me përmbysje. Duhet thekuar se goli i tretë i ndeshjes për miqtë, i shënuar nga Uellbek, erdhi pas një asisti të Brajan Grudës.
REZULTATET
Çelsi-Brajton 1-3 (VIDEO)
24’ Fernandez / 77’, 90’+10’ Uellbek, 90’+2’ De Kyjper
Kristal Palas-Liverpul 2-1 (VIDEO)
9’ Sarr, 90’+7’ Nketiah / 87’ Kieza
Lids-Bornmuth 2-2
37’ Rodon, 54’ Longstaf / 26’ Semenejo, 90’+3’ Krupl
Mançester Siti-Bërnli 5-1 (VIDEO)
12’ (ag), 65’ (ag) Esteve, 61’ Nunes, 90’, 90’+3’ Haland / 38’ Antoni









