PRANOSJA/ Po hynte në Shqipëri – arrestohet 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas nga Kosova, i identifikuar si Sabit Mehmeti, 27-vjeç, është arrestuar nga policia kufitare në Morinë pasi tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri. I riu rezulton një person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për veprën penale të “mashtrimit”.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, njoftoi se gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të imta në hyrje-daljet e vendit, Mehmeti u ndalua në hyrje të territorit shqiptar.

“Verifikimet, të mbështetura nga Interpol Tirana dhe informacioni i shkëmbyer me autoritetet gjermane, konfirmuan se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Gjykata e Mynihut, për veprën penale “Mashtrimi”, e cila parashikon dënim deri në 10 vjet burg. Njofton policia shqiptare.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, po vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit drejt Gjermanisë.