PRANGOSJA/ Shiste doza kokainë dhe mbante armë e municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë 

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi u kap duke shpërndarë doza kokaine dhe në banesënt e tij u gjetën sende të kundërligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, blutë e kryeqytetit gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Shtetasi A. B., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.