Një operacion antidrogë është zhilluar pas mesnatës (8 shtator) në Qarkun e Elbasanit, ndërsa raportohet për 40 persona të arrestuar.
Aksioni blic është zhvilluar në qytetet si Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.
Gjatë operacionit janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe drogëra të ndryshme.
Sipas burimeve, në mesin e 40 të arrestuarve nuk rezulton asnjë nga emrat e personave që bëjnë pjesë në grupet e fuqishme të trafikut të drogës.
Personat e rënë në pranga të moshës 22-56 vjeç mësohet se janë të gjithë janë shpërndarës të lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit.
Njërit prej tyre raportohet se iu është kapur 800 gram kokainë e pastër.









