MIRATIMI/ Pas zhurmës për rikthim të seancës së parë, opozita bashkon kartonat me “regjimin” pro Komisioneve Parlamentare – ja deputeti që votoi kundër

Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të 11 Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Me 93 vota pro, tre abstenim dhe një kundër emrat u miratuan.

votim kosmisionert parlamentare

Deputeti që votoi kundër është Erlad Kapri, nga Partia Mundësie e Agron Shehajt. Ndërsa kanë abstenuar deputetët, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri dhe Elda Hoti.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe projekt vendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Ky projekt vendim mori 87 pro, 4 abstenim dhe  dy kundër.

votimi 2

Kuvendi votoi edhe projektvendimin për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Ky projekt vendim mori 83 vota pro, 2 abstenim dhe një kundër.

votim 3